LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Komoran, një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident në Komoran, një i vdekur dhe një i lënduar
Foto arkivi

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Komoran, si pasojë një person ka humbur jetën një person, dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti.


Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere”, ka thënë Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësi policore dhe po merren me rastin.

Ndërkaq nga ky aksident, është krijuar kolonë e gjatë automjetesh.

Po ashtu të premten në fshatin Gllarevë të Klinës, një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një kamion. /Telegrafi/