Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


“Sot rreth orës  10:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, (te rrethi në Çagllavicë) ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

269624613 446893937068800 548707011975676999 n