Aksident komunikacioni në Shkup, lëndohet një kalimtare rasti


Mbrëmë në Shkup ka patur një aksident komunikacioni, ku personi D.S (54) me veturën BMW ka goditur kalimtaren E.C (21).
Kalimtarja ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e qytetit për t'u mjekuar.
Agjencia Makfax raporton se shoferi ka qenë i dehur dhe se ka konfirmim nga policia për këtë rast./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/01/2018





































