Aksident i rëndë në autostradën "Ibrahim Rugova", lëndohet një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot mes dy automjeteve rreth orës 08:05 në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, një person ka marrë lëndime trupore.
“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































