Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Bresje të Fushë-Kosovës, mbrëmjen e së dielës.  

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.


“Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull”, tha Hoxha.

Ai bëri të ditur se rruga Prishtinë-Pejë është mbyllur përkohësisht për qarkullim, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit po vazhdojnë./Telegrafi/