LAJMI I FUNDIT:

Aksident fatal në rrugën Prilep-Krushevë

Aksident fatal në rrugën Prilep-Krushevë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prilep-Krushevë, me pasojë një të vdekur dhe tre të lënduar rëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Konjari i madh. SPB e Manastirit bën të ditur se në aksident ka vdekur një 24 vjeçar nga fshati Sllavej.


Janë kryer kontrollet dhe ekspertizat për të vërtetuar shkaqet e aksidentit. Aksidenti shkaktoi bllokim disaorësh të rrugës Prilep-Krushevë./Telegrafi/