LAJMI I FUNDIT:

Aksi rrugor Evzoni-Selanik me pikë të re pagesore

Aksi rrugor Evzoni-Selanik me pikë të re pagesore

Turistët e vendeve evropiane, të cilët përmes kalimit kufitar Bogorodica udhëtojnë drejt plazheve të Detit Egje, në hyrjen e vetme në Greqi shumë shpejt do të përballen me pikën e parë pagesore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërtimtarët grek këto ditë punojnë me intensitet në përgatitjen e pikës pagesore të aksit rrugor Evzon-Selanik, e cila është në fazë finale. Ajo pothuajse është gati, njofton AIM.


Çmimi për veturat në pikën pagesore do të lëvizë mes 2 dhe 2.5 euro. Pika pagesore do të jetë e mbingarkuar edhe për qytetarët grekë të cilët çdo ditë vijnë nı Gjevgjeli. /Telegrafi/