LAJMI I FUNDIT:

AKR së shpejti zyrtarizon koalicionin parazgjedhor, thonë së partner do të kenë njërën nga partitë e mëdha

AKR së shpejti zyrtarizon koalicionin parazgjedhor, thonë së partner do të kenë njërën nga partitë e mëdha

Subjektet politike kanë nisur negociatat për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në muajin e parë të vitit 2021.

Aleanca Kosova e Re e udhëhequr nga Behgjet Pacolli së shpejti do të bëjë publike partinë me të cilën do të bëjë koalicion parazgjedhor.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Naim Murseli, këshilltar politik i Behgjet Pacollit.

Murseli ka thënë se janë në bisedime më njërën nga partitë më të mëdha në vend, duke refuzuar të tregoj tani se për cilën parti bëhet fjalë.

“AKR është në bisedime me partitë e mëdha, por ende asgjë konkrete, për ne është me rendësi harmonizimi i programeve dhe hapësira në qeverisje. Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike. Shumë shpejte do të dalim me partnerin e koalicionit. Me njërën nga partitë me të mëdha të vendit, së shpejti del emri i partnerit”, ka pohuar Murseli.

Kujtojmë se qeveria Hoti u rrëzua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë shpall të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e kësaj qeverie, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Kushtetuesja ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Osmani tashmë ka përfunduar takimet me krerët e partive politike dhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, ku është diskutuar për zgjedhje. U.d e presidentes ka bërë të ditur se zgjedhjet do të shpallen sapo aktgjykimi t’u dorëzohet palëve.

Për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare janë shprehur të gatshëm edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, teksa kanë thënë se fushata zgjedhore do të shkurtohet, ku sipas të gjitha gjasave, partitë politike do të kenë nga 7 deri në 10 ditë kohë për të bërë fushatë elektorale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori