LAJMI I FUNDIT:

AKP i fton Komunat e Kosovës që t’i përgjigjen kërkesave për bashkëpunim ndërinstitucional

AKP i fton Komunat e Kosovës që t’i përgjigjen kërkesave për bashkëpunim ndërinstitucional
Foto: Arkiv

Agjencia Kosovare e Privatizimit i njofton të gjitha komunat e Republikës së Kosovës se është në fazën e spastrimit të aseteve me pengesa ligjore apo për ato asete të cilat për nga natyra dhe destinimi i tyre janë të përshtatshme për përdorim për interes të përgjithshëm publik.

AKP me këtë rast ka ftuar komunat për bashkëpunim ndërinstitucional.


“Qëllimi i AKP-së është koordinimi dhe bashkëpunimi në rregullimin ligjor të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, memorialë etj) dhe projekte tjera në shërbim të qytetarëve.

Prandaj, komunat ftohen të interesohen për këto asete duke kontaktuar Agjencinë që t’i koordinojmë veprimet dhe procedurat e nevojshme ligjore me AKP-në, në realizimin e transformimit pronësor të këtyre pronave shoqërore për interes publik”, thuhet në njoftimin e AKP-së. /Telegrafi/