LAJMI I FUNDIT:

AKK do të kërkojë që nga 13 shtatori të ketë lehtësira për qytetarët që janë vaksinuar

AKK do të kërkojë që nga 13 shtatori të ketë lehtësira për qytetarët që janë vaksinuar

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se në takimin e radhës me Qeverinë do të kërkoj lehtësira për qytetarët të cilët janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.

Kështu ka deklaruar për Telegrafin, kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi.


“Në takimet që kam pasur me kryesuesit e kolegjiumeve të shëndetësisë dhe inspektoratit që veprojnë në kuadër të AKK dhe në konsultime me disa kryetar, të cilët e kanë përkrahur këtë ide,  ne si AKK mendojmë që në takimin e radhës me nivelin qendror do kërkojmë lehtësira në qasje në jetën publike dhe në gastronomi për qytetarët që janë vaksinuar. Në ditët në vijim do e diskutojmë edhe me këshillin e kryetarëve”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka shtuar se nëse ka vaksina të mjaftueshme, dhe fillon procesi pa pengesa, me numër të mjaftueshëm të personelit shëndetësor, mendojmë që më mirë është që të ketë lehtësira për qytetarët që janë vaksinuar.

“ Me këtë edhe inkurajohet vaksinimi por edhe ekonomia fiton. Kjo mendojmë që ky veprim të fillojë  nga 13 shtatori. P.sh, Gastronomisë t’i lejohet puna edhe brenda lokaleve për personat e vaksinuar por duke respektuar protokollet kundër COVID-19”, u shpreh Ibrahimi.

Ai shtoi se gjithashtu do të kërkojnë që masat e “orës policore” të mos zbatohen për qytetarët që janë vaksinuar.

“Kjo do të inkurajonte vaksinimin e popullatës por edhe zhvillimin ekonomik lokal që është shumë i rëndësishëm”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori