LAJMI I FUNDIT:

AKK reagon ndaj deklaratës së MPL-së se Peja dhe Istogu nuk kanë ndarë mjete për menaxhimin e pandemisë

AKK reagon ndaj deklaratës së MPL-së se Peja dhe Istogu nuk kanë ndarë mjete për menaxhimin e pandemisë

Asociacioni i komunave të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrisë së Pushtetit Lokal se komuna e Pejës dhe Istogut nuk ka ndajë asnjë euro për menaxhimin e COVID-19.

AKK-ja e ka quajtur dezinformatë deklaratën se këto dy komuna nuk kanë ndarë mjete financiare për menaxhimin e COVID-19.


Lexoni të plotë njoftimin:

“Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) reagon ndaj dezinformatave të Ministrisë së Pushtetit Lokal (MPL) apo më mirë t’i quajmë tendencës së manipulimit me opinionin publik ku thuhet se komuna e Pejës dhe Istogut nuk kanë ndarë asnjë EURO për menaxhimin e COVID-19, gjë e cila nuk është e vërtetë dhe nuk qëndron si e tillë.

Për sqarim të opinionit publik, ju njoftojmë së që të dy këto komuna dhe pothuajse të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, edhe pse në fillim MAPL, e tanishmja MPL kishte marrë vendim që komunave mos t’i shqyrtohej ligjshmëria e akteve komunale, që ishte e barabartë me mos-lejim të rivlerësimit të buxheteve komunale, e që më vonë nën presionin e Asociacionit të Komunave të Kosovës ndryshuan vendimin, kanë ndarë mjete për menaxhimin e situatës me COVID-19 në territorin e Komunave përkatëse.

Komunat e Kosovës dhe kryetarët e saj janë në vijë të parë të frontit duke luftuar parandalimin e përhapjes së COVID 19 duke qenë 24 orë në kontakt dhe duke i ndihmuar qytetarëve të saj në tejkalimin e situatës dhe informata të tilla nga një dikaster që në praktikë duhet t’i ndihmoj komunat, nuk shkon në dobi të askujt e më së paku të qytetarit të Kosovës.

Kërkojmë nga MPL, që përveç dezinformatave ndaj komunave, t’i përkrah ato, nëse nuk mundet financiarisht, atëherë të mos përhapë dezinformata dhe më sa paku që mund të bëj t’i kërkoj falje kryetarëve të komunave”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori