Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka mbajtur një konferencë për media të premten, ku ka shpalosur të gjeturat e një hetimi që AKK është duke zhvilluar në lidhje me çmimet e derivateve të naftës për dy muajt e fundit të vitit 2018.
Prestreshi ka thënë se hetimi i AKK-së – që ka filluar në fillim të vitit 2019 – është nxitur pasi që dyshohet se operatorët e shitjes me pakicë të këtyre derivateve nuk kishin reflektuar në mënyrë individuale gjatë caktimit të çmimeve gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, kur çmimi në tregun e Kosovës kishte mbetur i njëjti përkundër rënies së çmimit në berzën ndërkombëtare.
“Andaj, hetimi i AKK-së po zhvillohet për të parë nëse kemi të bëjmë me ndonjë veprim anti-konkurrues nga operatorët e tregut, ose më konkretisht, nëse ka pasur ndonjë abuzim me pozitën dominuese apo marrëveshje të ndaluar nga ligjet që e rregullojnë konkurrencën në Kosovë,” ka thënë Prestreshi, thuhet në njoftimin për media.
Sipas tij, fillimisht, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka zhvilluar një hetim preliminar, që nënkupton mbledhjen e të dhënave nga autoritetet përgjegjëse siç janë Doganat, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ATK-ja si dhe intervistimin e operatorëve që operojnë në tregun e naftës në Kosovë.
Kurse, më 15 shkurt të këtij viti, AKK ka nisur procedurën hetimore ndaj këtyre ndërmarrjeve për të zbardhur të gjitha dyshimet lidhur me ndonjë shkelje eventuale, ka thënë ai.
Prestreshi ka thënë se bazuar në Njoftimin e Fakteve Paraprake të konstatuara gjatë procedurës hetimore, dyshohet se kompanitë që operojnë me shitjen me pakicë të derivateve nuk kanë reflektuar në mënyrë individuale për çmimin e shitjes dhe fitimit bruto për muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.
“Kjo do të thotë që kompanitë që bëjnë shitjen me pakicë të naftës dyshohet se kanë pasur fitim prej rreth 9 % gjatë muajve janar-tetor 2018, kurse fitimi në muajin nëntor ka qenë në mesatare prej 60%. Në dhjetor, fitimi mesatarisht ka qenë 124%,” ka thënë Prestreshi.
Sipas tij, të njëjtat dyshime ekzistojnë edhe sa i përket shitjes me pakicë të benzinës. Më konkretisht, derisa fitimi për periudhën janar-tetor 2018 ka qenë 12%, në nëntor ka qene 108% kurse në dhjetor 135%, ka thënë Prestreshi.
“Sidoqoftë, një vendim përfundimtar lidhur me këtë do të merret vetëm pasi që të përfundojnë afati për paraqitjen e komenteve nga të gjithë operatorët. Ky afat është një muaj”, ka thënë Prestreshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Paguaj me Mastercard në POS Terminalet e bankës TEB me metodën më të re Contactless
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin