Agjencia kundër Korrupsionit, ka dalë me një sqarim rreth publikimit të regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.
AKK thekson se i gjithë procesi i pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë nga Agjencia është bërë në formën elektronike si dhe përmes postës.
Lidhur me të dhënat e pasurisë të ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, AKK thotë se nuk ka bërë kurrfarë lëshimi sa i përket publikimit të të dhënave të deklaruara nga subjekti në fjalë.
Po ashtu për rastin e deklarimit të pasurisë për deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se nuk ekziston asnjë lëshim apo gabim nga ana e Agjencisë sa i përket ngatërrimit të të dhënave të deklaruara të zyrtarit në fjalë me ndonjë zyrtarë tjetër.
Sqarimi i plotë:
Agjencia kundër Korrupsionit me datën 21.06.2021 ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë publik në pajtim me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë.
Duke i marrë parasysh rrethanat si dhe situatën e krijuar që nga viti i kaluar me pandeminë COVID 19, Agjencia ka vepruar konform vendimeve të Qeverisë, duke respektuar me përpikëri rekomandimet dhe udhëzimet institucionale, në aspekt të ndërmarrjes së vazhdueshme të masave mbrojtëse me qëllim të parandalimit dhe përhapjes së virusit. Si rezultat i kësaj, i gjithë procesi i pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë nga Agjencia është bërë në formën elektronike si dhe përmes postës.
Gjatë procesit të pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë, janë identifikuar gabime të ndryshme teknike apo edhe formularë të pakompletuar, me ç’rast Agjencia në raste të tilla ka kontaktuar me zyrtarët me qëllim të kompletimit të të dhënave në formularët e deklarimit.
Sa i përket publikimit të deklarimit të pasurisë për zyrtarin e lartë publik znj. Arta Rama-Hajrizi, formulari i deklarimit të pasurisë së dorëzuar në Agjenci është identik me të dhënat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Agjencisë, e që nënkupton se Agjencia nuk ka bërë kurrfarë lëshimi sa i përket publikimit të të dhënave të deklaruara nga subjekti në fjalë.
Ndërsa sa i përket deklarimit të pasurisë për zyrtarin e lartë publik z. Xhavit Haliti, nuk ekziston asnjë lëshim apo gabim nga ana e Agjencisë sa i përket ngatërrimit të të dhënave të deklaruara të zyrtarit në fjalë me ndonjë zyrtarë tjetër.
Në rastin konkret, deklarimi i pasurisë për zyrtarin e lartë z. Haliti ende nuk ka qenë publik në kohën kur është publikuar lajmi në media lidhur me të dhënat e zyrtarit, pasi që regjistri i deklarimit të pasurisë për zyrtarin e lartë z. Xhavit Haliti është publikuar në orën 10:59 datë 29.01.2021, ndërsa lajmi në media është publikuar në mëngjesin e të njëjtës datë. Kjo nënkupton se regjistri i deklarimit të pasurisë për zyrtarin e lartë z. Haliti, është bërë publik pas pranimit të informatës.
Ndryshe dje në media u raportua se ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi ka të kursyera 6 milionë euro në bankë.
Rama-Hajrizi reagoi duke thënë se gjatë plotësimit të formularit për deklarim të pasurisë në AKK ka ndodhur një gabim teknik dhe se nuk posedon 6 milionë euro por 6 mijë.
Edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti reagoi pas raportimeve se posedon nëntë vetura dhe objekte afariste dhe se ka të kursyera 5 milionë euro.
Haliti në reagimin e tij tha se të dhënat e pasurisë së tij i kanë ngatërruar me të dhënat e ish-deputetit Xhavit Ukaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit