Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka urdhëruar kompanitë e shërbimit të internetit të bllokojnë menjëherë adresat e kompanive që ofrojnë vendosjen e basteve online. Përmes dy shkresave të datave 4 dhe 9 janar, Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF) pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ka dërguar në AKEP listën e adresave të internetit për të cilat duhet bllokuar aksesi nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Në total, janë 343 adresa interneti që i takojnë kompanive shqiptare dhe të huaja, të cilat ofrojnë lojëra fati dhe baste online. AKEP ka njoftuar zyrtarisht të gjitha sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin e internetit (ISP) për bllokimin e aksesit për të gjitha faqet web të dërguara nga AMLF.
AKEP shprehet se mbështetur në ligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe rregullores së AKEP “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator që ofron shërbime të komunikimeve elektronike duhet të respektojë rigorozisht detyrimin ligjor për të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për kufizimin e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, shkruan Konica.al.
Çdo sipërmarrës pas marrjes së njoftimit nga AKEP, është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme, si dhe të njoftojë AKEP-in për mbylljen e aksesit të tyre.
Megjithatë, bllokimi i adresave nga ISP-të nuk është kryer dhe kjo mund të verifikohet shumë lehtë. Shumica e linqeve në listën e raportuar nga AMLF mund të hapen ende. Adresat e mbyllura janë kryesisht ato të kompanive shqiptare të basteve dhe atyre më të njohura ndërkombëtare; ndërkohë, adresat e basteve më pak të njohura dhe kazinotë online hapen pa probleme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit