LAJMI I FUNDIT:

AKB zgjedh kryesuesin e sektorit të ndërtimtarisë

AKB zgjedh kryesuesin e sektorit të ndërtimtarisë
Ndërtimet në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), pas shumë kërkesave dhe ankesave nga bizneset ndërtuese dhe prodhuese të këtij sektori për të u marrë me problemet që kanë këto biznese në aktivitetet e përditshme siç janë: Lejet urbanistike, licencat, kyçja në infrastrukturë fizike, shërbimet komunale si uji, kanalizimi, rryma dhe kyçja në rrugë, pa përjashtim taksa në pronë e cila i ngarkon këto biznese ende pa e lëshuar në përdorim Objektin.

Kryetari Agim Shahini dhe Anëtarët e AKB- së, pas shumë konsultave dhe propozimeve ka marrë vendim që këtë sektor në nivel vendi në kuadër të AKB-së ta udhëheq Brahim Selimaj, Pronar i Kompanisë Elsa Group – Pejë.


Brahim Selimaj deklaroj se jam i vetëdijshëm për përgjegjësin që po e marrë për këtë sektor i cili është më i zhvilluari ne vend, por ka edhe probleme dhe pengesa më të mëdha si sektor i cili punëson në nivel vendi më shumë se 13% të të Punësuarve dhe merr pjesë rreth 8% të Bruto Produktin Vendor në Kosovë.

“Si Kryetar i këtij sektori në kuadër të AKB-së i ftoj të gjithë bizneset ndërtuese dhe prodhuese të na bashkohen për të bërë një strategji zhvillimore dhe lehtësuese duke i eliminuar pengesat dhe sfidat që po hasim në përditshmërinë ane e mbarë vendit”. /Telegrafi/