LAJMI I FUNDIT:

Akademikë e profesorë maqedonas kërkojnë nga Ivanovi të mos e nënshkruaj Ligjin për gjuhët

Akademikë e profesorë maqedonas kërkojnë nga Ivanovi të mos e nënshkruaj Ligjin për gjuhët

Akademikë dhe profesorë maqedonas aktivizohen kundër miratimit të Ligjit për gjuhët, gjegjësisht gjuhës shqipe që dje me 69 vota “për” u votua në Kuvendin e Maqedonisë.

Një pjesë e tyre përmes një letër të përbashkët, por edhe përmes deklaratave publike bëjnë thirrje deri te presidenti Gjorge Ivanov që mos ta nënshkruaj ligjin në fjalë, por të anulohet sa më shpejt, pasi që bëhet fjalë për ligj antikushtetues.


Katica Qulavkova, Gordana Siljanovska- Davkova, Simona Gruevska – Maxhovska kanë shkruar në adresë të Kuvendit dhe Presidentit se ky ligj duhet tërhiqet.

Ato kanë kritikuar dhe i kanë vlerësuar si të rrezikshme nenet që nuk korrespodojnë me nenet dhe amendamentet e Kushtetutës, ku rregullohet çështja e gjuhës. Këto ndryshime sipas tyre, që kanë të bëjnë me ndryshime radikale të statusit të gjuhës shqipe në nivel lokal dhe qendror, do të reflektohet edhe në kartën e identitetit të Maqedonisë në OKB.

“Me këtë ligj rrënohet harmonia dhe kohezioni i shoqërisë multietnike, ku gjuha maqedonase është instrumenti më i forte integrues si dhe kërcënohet funksionaliteti dhe efikasiteti I shtetit maqedonas dhe organeve të tij në nivel lokal dhe qendror”, thuhet ndër të tjera në vërejtjen e tyre.

Kanë reaguar edhe profesorë të tjerë maqedonas dhe akademikë duke e konsideruar këtë ligj si hap për ndarjen dhe aplikimin e shtetit binacional në Maqedoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori