Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar sot lidhur me ndotjen e ajrit në kryeqytet, duke thënë se në dispozicion kanë masat afatshkurta dhe afatmesme, por pavarësisht kësaj Prishtina vazhdon të jetë qyteti me ajrin më të ndotur.
Problemi i ndotjes së ajrit po vazhdon të jetë i njëjtë nga viti në vit, ani pse kishte protesta, debat në Kuvendin e Kosovës dhe deklarata të shumta lidhur me gjendjen.
Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në Facebook:
“Po ju shkruaj për të ju informuar për situatën në lidhje me ndotjen e ajrit, për të ju informuar edhe për shkaqet edhe për analizat e edhe për veprimet që kemi ndërmarr dhe që kërkojmë edhe nga të tjerët t’i ndërmarrin.
- Analizat dhe raportet të përpiluara edhe nga ekspertë vendor edhe nga të huaj tregojnë për disa shkaqe të ndotjes së ajrit të cilat janë të ngjashme me plotë qytete të tjera. Ajo çka është më akute është situata gjatë dimrit kur gjendja përkeqësohet. Atëherë vërejmë se ka një korrelacion direkt (ndikim direkt) të disa parametrave me ndotjen e ajrit. Ka korrelacion negativ të temperaturës, pra kur ka rënie të temperaturës ka ngritje të ndotjes. Ka korrelacion pozitiv me lagështinë e ajrit, pra kur lagështia e ajrit është e lartë rriten vlerat e grimcave 2.5 si dhe ka korrelacion pozitiv edhe me shtypjen atmosferike. Këto dy të fundit janë të kuptueshme, me lagështi grimcat janë më të rënda dhe rrijnë më afër tokës, dhe poashtu shtypja ka ndikim që grimcat të qëndrojnë më afër tokës.
- Kjo e temperaturës është e qartë, që kemi të bëjmë me burimet e ngrohjes, pra përdorimin e drunjve dhe edhe më keq qymyrit në lagje të banimit individual në qytet. Këtu duhet ta kuptojmë edhe arsyen se pse ka ndodh rritja e përdorimit të qymyrit në disa pjesë të qytetit. Qe disa vite, KEDS ka filluar të luftojë informalitetin, apo humbjet në rrjet duke pretenduar se ka pas lagje që kanë pas më shumë se 60 për qind humbje në rrjet. Sipas tyre, qytetarët kanë përdor rrymën për ngrohje për shkak se një pjesë e konsiderueshme nuk e kanë paguar. Me largimin e orëve nga shtëpitë, qytetarët janë detyruar të kalojnë në metoda alternative/më të lira të ngrohjes. Edhe çmimi i drunjve është rritur, ndërsa qymyri është shumë më i lirë krahasuar me metodat tjera.
- Në dispozicion kemi masa afatshkurta dhe afatmesme. Masat afatmesme janë prioritet i komunës. Kemi nisur projektin më të madhin në Ballkan për ngrohje qendrore me panele solare, për t’i lidhur lagjet Tophane, Medrese, Kodra e Trimave, Kolovice dhe te tjera. Ky projekt në vlerë rreth 45 milion euro duhet të kompletohet brenda 4 viteve. Po ashtu po vazhdojmë me zgjerimin e rrjetin dhe dyfishimin e koogjenerimit për t’i kyçur krejt ndërtesat kolektive. Investimi i përgjithshëm është rreth 70 milion euro, dhe një pjesë e konsiderueshme janë siguruar si grante dhe si kredi.
- Masë afatshkurtër do të ishte ndalimi i qymyrit për ngrohje, por kjo nuk mund të bëhet përmes inspektimit individual të shtëpive. Thjeshtë është e pamundur. Kjo mund të ndalet vetëm në burim nga niveli qendror – qeveria. Pra të ndalohet mihja e qymyrit që përfundon në treg si dhe të ndalohet importi për ngrohje individuale që do ta pamundësonte sjelljen e qymyrit në treg. (Një thes kushton 2 euro). Mirëpo, kjo nuk e merr parasysh faktorin socio-ekonomik, dhe në qoftë se nuk përcillet nga subvencionimi i qytetarëve për ngrohje është me pasoja. Pra, qytetarët për shkak të situatës ekonomike kanë zgjedhur këto metoda.
- Masat e tjera të shpejta janë pa ndonjë efekt të madh në situatën aktuale. Masat e trafikut janë duke u zbatuar dhe edhe gjatë këtij viti me parking, ‘congestion charge’ dhe masa të tjera do të kemi reduktim të trafikut gjatë vitit. Megjithatë, problemi kryesor mbeten metodat alternative të ngrohjes.
Këto ditë, po zhvillojmë takime me palë të interesit por edhe vakuumi institucional po krijon telashe. Shpresojmë që sa më shpejtë të kemi mundësinë që me nivelin qendror të koordinojmë masat afatshkurtër dhe afatmesme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk