LAJMI I FUNDIT:

Ajo që nuk e shihni në TV: Çfarë ndodh në të vërtetë në skenën e Eurovisionit gjatë pauzave ndërmjet performancave

Ajo që nuk e shihni në TV: Çfarë ndodh në të vërtetë në skenën e Eurovisionit gjatë pauzave ndërmjet performancave
(Foto: Getty Images)

Një video nga ‘Liverpool Arena’ jep përgjigjen se çfarë ndodh në të vërtetë në skenën e Eurovisionit gjatë pushimeve mes performancave dhe si përgatitet skena për garuesin e radhës në vetëm pak sekonda.

Çfarë ndodh realisht në pauzat mes shfaqjeve të këngëtarëve në festivalin evropian të këngës apo në periudhën kur reklamat janë në TV? Përgjigja për këtë pyetje është dhënë nga një video e shpërndarë në TikTok, ndërsa njëri nga vizitorët në skenën e Liverpulit, komikja Abi Clarke, regjistroi se si ndodh ndërrimi i skenës.

Eurovisioni i këtij viti ishte më i shikuari në histori
Lexo po ashtu Eurovisioni i këtij viti ishte më i shikuari në histori

“Ajo që nuk shihni gjatë 40 sekondave midis këngëve në Eurovision Song Contest”, thuhet në videon, e cila shfaq punëtorët që vrapojnë rreth skenës duke mbajtur rekuizita, instrumente, duke krijuar peizazhin për konkurrentin e ardhshëm.


@abiclarkecomedy

The devil works hard, but the Eurovision stage team works harder #eurovision2023 #eurovision #bts #behindthescenes ad

♬ The Benny Hill Show – The Edwin Davids Jazz Band

Ajo shprehet se në grupin përgjegjës për ndryshimin e skenës janë përfshirë 30 persona: 10 përgatisin rekuizita ose pjesë të skenografisë nga ana e skenës, 10 të tjerë i vendosin në skenë ndërsa 10 të tjerët heqin skenografinë e mëparshme.

“Ata e ushtrojnë këtë vetëm tri ose katër herë para transmetimit. Kaos i organizuar”, pohon tutje Abi.

Xhirimi tregon një ekip të madh teksa kryejnë në mënyrë të koordinuar detyra të ndryshme, të gjitha këto rezultojnë në përgatitjen e shpejtë të skenës për garuesin e radhës.

Loreen nga Suedia shkruan historinë si gruaja e parë që fitoi dy herë Eurovisionin
Lexo po ashtu Loreen nga Suedia shkruan historinë si gruaja e parë që fitoi dy herë Eurovisionin

Kujtojmë se edicioni i sivjetmë i Eurovision Song Contest u mbajt në Liverpul, i cili mori rolin e mikpritësit pas fitores së Ukrainës, e cila nuk mundi ta priste kompeticionin për shkak të luftës së atjeshme. Fituese u shpall përfaqësuesja e Suedisë, Loreen, me këngën “Tattoo”, e cila hyri në histori si femra e parë që e fitoi dy herë këtë konkurs muzikor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025

Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025

Magazina
Ben Affleck u largua nga shtëpia e tij për shkak të një zjarri dhe gjeti strehim me ish-gruan e tij

Ben Affleck u largua nga shtëpia e tij për shkak të një zjarri dhe gjeti strehim me ish-gruan e tij

Magazina
Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno

Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno

Magazina
Kalo në kategori