LAJMI I FUNDIT:

“Ajo që ai tha ishte e pajustifikueshme” – Mourinho kërcënon gjyqtarin e katërt pas kartonit të kuq

“Ajo që ai tha ishte e pajustifikueshme” – Mourinho kërcënon gjyqtarin e katërt pas kartonit të kuq

Jose Mourinho ka kërcënuar se do të marrë masa ligjore kundër gjyqtarit të katërt, pasi ai u përjashtua mbrëmë.

Trajneri i Romës u ndëshkua me karton të kuq për herë të tretë këtë sezon pasi Cremonese arriti fitoren e tyre të parë në Serie A për 27 vjet.

Tifozët akuzuan Mourinhon për sharje ndaj zyrtarëve të ndeshjes në anglisht kur ai u përjashtua nga fusha në fillim të pjesës së dytë.


Jose Mourinho u përjashtua për herë të tretë këtë sezon mbrëmë

Pas përplasjes së zjarrtë, Mourinho ishte ende i tërbuar, veçanërisht me gjyqtarin e katërt Marco Serra.

“Jam emocional, por jo i çmendur. Për të reaguar ashtu siç bëra, diçka duhej të ndodhte më parë”, deklaroi Special One.

“Më duhet të kuptoj nëse mund të ndërmarr ndonjë veprim ligjor. (Arbitri Marco) Piccinini më dha një karton të kuq, sepse fatkeqësisht gjyqtari i katërt nuk ka aftësinë të kuptojë atë që më tha”.

Mourinho e akuzon gjyqtarin e katërt për anshmëri pro-Juventusit, pas humbjes ndaj ekipit që nuk kishte fituar në 23 ndeshjet e mëparshme
Lexo po ashtu Mourinho e akuzon gjyqtarin e katërt për anshmëri pro-Juventusit, pas humbjes ndaj ekipit që nuk kishte fituar në 23 ndeshjet e mëparshme

“Dua të zbuloj nëse ka një regjistrim audio. Nuk dua të hyj në faktin se Serra është nga Torino dhe të dielën do të luajmë kundër Juventusit”.

Mourinho vazhdoi: “Për herë të parë në karrierën time, një zyrtar i katërt më foli në mënyrën më të turpshme. Ishte e pajustifikueshme”.

“Në fund të lojës, shkova të flisja me ta. Piccinini, i cili ishte gjyqtari i katërt në ndeshjen e fundit kur u përjashtova, më tha t’i kërkoja falje Serrës”.

Bosi i Romës ka kërcënuar se do të marrë masa ligjore ndaj gjyqtarit të katërt

“I thashë Serrës se duhet të kishte guximin të shpjegonte atë që ndodhi, por ai kishte probleme me kujtesën”, potencoi më tej portugezi.

Kur u kërkua të zbulonte se çfarë kishte thënë Serra, Mourinho refuzoi duke thënë: “Preferoj që gjithçka të bëhet në publik”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori