LAJMI I FUNDIT:

Ajazi thotë se Lladrovci ishte vetëshpallur kandidat për Drenasin

Ajazi thotë se Lladrovci ishte vetëshpallur kandidat për Drenasin

Driton Ajazi, i nominuar sot nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas për të parin e kësaj komune, ka thënë se kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ishte vetëshpallur publikisht më herët si kandidat në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Ajazi ka thënë se është ai që e ka marrë miratimin nga dega e Partisë Demokratike në Drenas për t’i hyrë garës për kreun e Drenasit, derisa për Ramiz Lladrovcin tha se kandidatura e tij ishte vetëm në rrjete sociale dhe jo zyrtare.


“Ne jemi në dijeni për këtë çështje. Ai e ka vetëshpallur veten për kandidat në rrjetin e tij social në Facebook, atë vetëshpallje mund ta bëjë secili qytetar, ndërsa unë sot e kam marrë miratimin e Degës së PDK-së në Drenas”, është shprehur Ajazi, për Klan Kosova.

Kandidati i Degës së PDK-së në Drenas thotë se kryetari i tanishëm i kësaj komune, që vjen nga kjo parti, Ramiz Lladrovci gjatë mandatit të tij ka çaluar në shumë segmente dhe se ka abuzuar me pushtetin e Drenasit.

“Puna e Lladrovcit thënë të drejtën ka çaluar në shumë segmente dhe kjo është një arsye se pse strukturat, por edhe elektorati kanë kërkuar një ndryshim në qeverisje sepse kanë shpresuar shumë, duke më përfshirë edhe mua këtu, që kur të vijë Lladrovci do të punojë drejt. Por, ai ka abuzuar me pushtetin e Drenasit në të gjitha format e abuzimit dhe më shumë është marrë me aspektin medial dhe formë kozmetike se kinse ka bërë punë të mira”.

Ajazi ka komentuar edhe raportet me Lladrovcin duke thënë se tani ka vetëm raporte kolegiale, ani pse thotë se e kishte mbështetur në dy palë zgjedhje.

“Me Ramiz Lladrovcin kam raporte kolegiale. Me zgjedhjen e tij ai ka filluar të abuzojë me pushtetin dhe strukturën e PDK-së në Drenas, por tani përveç raporteve kolegiale nuk kam diçka më shumë. Ai e ka vetëshpallur veten, kurse mua më ka shpallë dega”, ka thënë Ajazi.

Ajazi pret që kandidimin e tij do ta përkrahë edhe kryesia qendrore e PDK-së derisa nuk pret ndonjë përplasje me kryetarin aktual, Ramiz Lladrovcin.

“Unë pres fuqishëm që kryesia qendrore do ta mbështesë fuqishëm kandidaturën time, pasi që ata duhet ta marrin parasysh vullnetin e strukturave të PDK-së dhe jo të individit. Nuk besoj që do të ketë përplasje, kjo do t’i takojë kryesisë qendrore pasi që është garë demokratike, ai që e merr pëlqimin e fiton garën”, është shprehur Ajazi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori