LAJMI I FUNDIT:

Ajazi i PDK-së sfidon Lladrovcin, vendos të garojë ndaras për Drenasin

Ajazi i PDK-së sfidon Lladrovcin, vendos të garojë ndaras për Drenasin

Driton Ajazi, i kandiduar nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas për kryetar Komune, ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidaturës së Ramiz Lladrovcit nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ajazi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se PDK në Drenas ka vendosur, që pavarësisht zhvillimeve, të marrë pjesë ndaras në zgjedhjet lokale të 17 tetorit me sloganin “Dekada e Re për Drenasin”.

“Duke mos na lënë asnjë mundësi tjetër, ne kemi vendosur që bashkë edhe me Ju të ecim përpara në realizimin e synimeve tona të drejta për komunën tonë, duke konkurruar me sloganin “Dekada e Re për Drenasin”, ka bërë të ditur Ajazi.

Ajazi tutje ka theksuar se qendra e PDK-së ka vendosur të mbështesë një kryetar aktual “që e ka ndalur dhunshëm ndryshimin përmes shantazheve të ndryshme ndaj qytetarëve”.

Postimi i plotë i Driton Ajazit:

“Të nderuar qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, me gjithë iniciativën tonë të mirë për të ndryshuar situatën në Drenas, Qendra vendosi të mbyllë sytë duke vendosur që të mbështesë edhe për një mandat kryetarin aktual, që e ka ndal dhunshëm ndryshimin përmes shantazheve të ndryshme ndaj qytetarëve tanë më të mirë!.

Me këtë veprim, Qendra vendosi të mos dëgjoj thirrjet e anëtarëve të devotshëm të PDK-së, të cilët për vite të tëra u angazhuan e kontribuuan fortë që Drenasi të jetë bastion i pathyeshëm.

Por, ne nuk dorëzohemi përballë padrejtësive.

Ky mashtrim, kjo padrejtësi e kjo tradhti ndaj votuesit tonë besnik duhet të marr fund sa më parë.

Ne nuk dorëzohemi përballë një njeriu që ka ndalur proceset drejt zhvillimit të Drenasit.

Duke mos na lënë asnjë mundësi tjetër, ne kemi vendosur që bashkë edhe me Ju të ecim përpara në realizimin e synimeve tona të drejta për komunën tonë, duke konkurruar me sloganin “Dekada e Re për Drenasin”.

Me “Dekadën e Re për Drenasin”, ne do të jemi pranë qytetarëve tanë për një  ndryshim që e duam.

Vetëm së bashku, mund ta kthejmë në rrugë të drejtë Drenasin tonë.

Dekada e re nuk heqim dorë nga Drenasi.

E djeshmja nuk krahasohet me të sotmen, por e nesërmja do të jetë edhe më e mirë për prindërit tanë, për rinin tonë, për fëmijët tanë.

Shumë punë të tjera na presin!.

Qytetarë të nderuar, faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme!

Na prift e mbara”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori