LAJMI I FUNDIT:

Airbus planifikon të hap 3.500 vende të reja pune në Gjermani

Airbus planifikon të hap 3.500 vende të reja pune në Gjermani

Gjiganti evropian Airbus njoftoi sot se planifikon të krijojë 3.500 vende të reja pune në Gjermani këtë vit, dhe se më shumë se gjysma e punëtorëve të rinj do të angazhohen në prodhimin e aeroplanëve civilë.

“Rreth 1,900 punëtorë do të nevojiten në prodhimin e aeroplanëve civilë, 1,100 në sektorin ushtarak dhe hapësinor dhe rreth 500 në fabrikën e helikopterëve”, tha të mërkurën drejtori i burimeve njerëzore të grupit, Marco Wagner, transmeton Telegrafi.


“Më të nevojshmit do të jenë elektricistët, mekanikët dhe montuesit e kabinës, si dhe specialistët e IT-së, ekspertët e sigurisë kibernetike dhe programuesit për qelizat e karburantit dhe sistemet e lëvizjes hibride”, shtoi Wagner.

Ata do të punësojnë 500 në Donauëoerth dhe Manching, 300 në Ottobrunn, 250 në Nordenham, 130 në Friedrichshafen/Immenstadt dhe nga 100 në Bremen dhe Stade.Pjesa tjetër akoma me saktësi nuk dihet në cilat qytete.

Airbus raportoi se ka punësuar 13,000 punonjës të rinj globalisht në vitin 2022, gjysma e të cilëve do të jenë në prodhimin e aeroplanëve komercialë, 30 për qind në industrinë ushtarake dhe hapësinore dhe rreth 20 për qind në prodhimin e helikopterëve. /Telegrafi/