LAJMI I FUNDIT:

Air New Zealand do të peshojë pasagjerët para hipjes në aeroplan – linja ajrore tregon arsyet

Air New Zealand do të peshojë pasagjerët para hipjes në aeroplan – linja ajrore tregon arsyet

Më shumë se 10 mijë pasagjerë që fluturojnë me Air New Zealand gjatë qershorit do t’u kërkohet të maten në një peshore përpara se të hipin në fluturimin e tyre.

Linja ajrore dëshiron që ata që udhëtojnë në fluturimet e saj ndërkombëtare të marrin pjesë në një studim të peshës së pasagjerëve.

Është një nismë “e rëndësishme” për të garantuar “operimin e sigurt dhe efikas të aeroplanit”, sipas Air New Zealand, dhe është gjithashtu një kërkesë e Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil, shkruan independent.


Pasagjerët e kësaj kompanie janë peshuar në fluturimet e brendshme në vitin 2021 dhe tani që janë krijuar udhëtimet ndërkombëtare pas pandemisë së voronavirusit, është koha që të peshohen edhe ato në fluturimet ndërkombëtare.

Është shkruar më parë se matja e peshës së çdo pasagjeri përpara një fluturimi mund të rrisë sigurinë dhe të zvogëlojë dëmtimin mjedisor të shkaktuar nga çdo fluturim. Aktualisht, linjat ajrore përdorin “masën e supozuar”, duke vlerësuar peshën totale të pasagjerëve duke përdorur numrat e paracaktuar.

“Ne e dimë se shkelja në peshore mund të jetë frikësuese. Ne duam të sigurojmë klientët tanë se nuk ka asnjë ekran të dukshëm askund dhe askush nuk mund ta shohë peshën tuaj, madje as ne. Është plotësisht anonim”, tha Alastair James, specialist i përmirësimit të kontrollit të ngarkesës në Air New Zealand.

“Është e thjeshtë, është vullnetare dhe duke peshuar, do të na ndihmoni t’ju drejtojmë në mënyrë të sigurt dhe efikase çdo herë”, theksoi James.

Ai tha se para çdo ngritjeje, piloti duhet të dijë peshën dhe ekuilibrin e aeroplanit të ngarkuar.

Peshimi do të kryhet në hyrje të sallës së portës së fluturimeve të zgjedhura të Air New Zealand që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Auckland deri më 2 korrik të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori