Këngëtarja Aida Doçi ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

“A m’ke harru” titullohet kënga e saj më e re, e cila është punuar nga Shkumbin Nebihu, në studion Bini Diez.


Për vargjet e tekstit janë kujdesur Diamant Sinanaj dhe Bini, teksa trajton temën e dashurisë.

aidddaaaaa

Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production.

Edhe këtë herë, si në çdo klip tjetër, Aida vjen mjaft tërheqëse dhe atraktive në klip, duke joshur me stilin e saj.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar se këtë vit do të jetë shumë produktive në muzikës, dhe se mars pritet të publikojë albumin e saj të ri. /Telegrafi/