Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij – tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Futbollistët e West Hamit e fituan mbrëmë trofeun pas 43 vitesh duke mposhtur Fiorentinën (2-1) në finalen e Ligës së Konferencës dhe hero është anësori Jarrod Bowen, i cili kaloi një rrugë të gjatë për ta fituar titullin e heroit.
Bowen ka disa sezone që luan futboll të madh. Nga Hull City, si një yll i ri, ai mbërriti në West Ham në vitin 2020 për më shumë se 20 milionë euro dhe mori menjëherë rolin e lojtarit kryesor të çekanëve.
Mbrëmë, në minutën e 90-të, ai bëri një kundërsulm dhe shënoi gol për fitoren me rezultat 2-1, që do të thoshte se klubi popullor nga Londra fitoi trofeun e parë pas 43 vitesh, pasi i fundit ishte FA Cup në vitin 1980.
Sidoqoftë, jo gjithçka shkoi aq mirë për Bowen gjatë karrierës së tij. Përkundrazi, ka dashur të dorëzohet në disa raste dhe është refuzuar në shumë mënyra, edhe për shkak të pamjes së tij.
I lindur në fshatin Leominster në Hereford, Bowen pati një fëmijëri mjaft të rehatshme dhe megjithëse e gjithë familja e tij e donte dhe luante ragbi, ai e donte vetëm futbollin dhe kjo ishte gjithçka që donte të bënte në jetë.
Ai luajti për akademinë e të rinjve të Hereford United në disa raste, por u refuzua atje dy herë. Pas aventurës së tij të parë në klubin e tij mëmë, ai shkoi për një provë në Aston Villa, por dyshohet se u refuzua sepse nuk dukej fare si futbollist. Ishte një goditje e rëndë për një djalë që dëshiron të luajë futboll.
Ai u kthye në Hereford, mori një tjetër shans, por u përjashtua përsëri nga klubi. Këtë herë refuzimi nuk kishte të bënte me aftësitë e tij në futboll, por ai u refuzua për shkak të ndryshimeve në postet e trajnerit dhe trajneri i ri nuk donte ta linte Boëen në klub.
Ky ishte momenti i Bowen ku ra në kontakt me Cardiff Cityn. Megjithatë, një telefonatë e bëri atë të mendojë për të lënë karrierën e tij futbollistike.
“Babai im mori një telefonatë nga Cardiff duke i thënë se po më refuzonin. Unë qava menjëherë dhe nuk e dija se çfarë do të ndodhte me mua”, kujton anglezi pjesën më të errët të karrierës së tij.
Për fat të mirë, në Herefordin e tij, ata ndryshuan mendje dhe e sollën atë në klub për herë të tretë. Ishte një hit i plotë për të dyja palët, dhe tashmë në sezonin e parë të 2014, ai mori një shans dhe e shpëtoi klubin nga rrëzimi dhe e mbylli sezonin me çmime individuale në klub.
Ai luajti nën një kontratë profesionale, e cila e çoi në Hull City, një ekip që konkurronte në Championship në atë kohë. Hap pas hapi shkëlqeu në fushë dhe luftoi për një transferim në Ligën Premier.
Që nga ardhja në West Ham, ai ka luajtur në mënyrë fantastike dhe të gjithën e ka kurorëzuar me titullin në Ligën e Konferencës.
Edhe pse nuk është më aq i ri (26 vjeç), nëse do të vazhdojë të luajë kështu, me siguri Bowen do të bëjë një transferim më të mirë.
Vlera e tij aktuale shkon në 40 milionë euro dhe nuk është e pamundur që tashmë këtë verë të veshë fanellën e një prej më të mëdhenjve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame