LAJMI I FUNDIT:

Ai nuk është më qytetar i tyre, Ekuadori ia merr shtetësinë Julian Assange

Ai nuk është më qytetar i tyre, Ekuadori ia merr shtetësinë Julian Assange

Ekuadori i ka marrë shtetësinë Julian Assange, themeluesit të WikiLeaks, që aktualisht është në një burg në Britaninë e Madhe.

Organet kompetente në Ekuador edhe zyrtarisht kanë njoftuar Assangen për refuzimin e kërkesës së tij për neutralitet, përkatësisht procesit të ndarjes së shtetësisë, transmeton Telegrafi.


Neutraliteti shqyrtohet kur ka dyshime për falsifikim dokumentesh apo mashtrim, shkruan The Guardian.

Avokati i Assange, Carlos Poveda, ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të procesit, dhe se Assange nuk i është mundësuar të shfaqet në këtë rast.

Ai ka paralajmëruar ankesën në të cilën do të kërkojë shpjegim për vendimin e marrë nga autoritetet e Ekuadorit.

“Më e rëndësishme se çështja e shtetësisë është respektimi i të drejtave të njeriut dhe ajo çfarë do të pasojë për shkak të procesit të tërheqjes së shtetësisë”, ka shtuar ai.

Assange kishte marrë shtetësinë e Ekuadorit në janar të vitit 2018, në kuadër të tentimit të dështuar të qeverisë së atëhershme të presidentit Lenin Moreno, duke i dhënë statusin e diplomatit dhe ta nxjerrë nga ambasada e Ekuadorit në Londër, ku i kaloi shtatë vite. /Telegrafi/