LAJMI I FUNDIT:

Ai më neglizhon, ky më gjunjëzon, ndërsa ata habiten me mua!

Teksa një ditë po kaloja pranë disa fëmijëve, ashtu rastësisht më rastisi ta dëgjoja prej tyre një strofë të një poezie mjaft të bukur, poezi e cila shpirtërisht më kënaqi. Nuk kishin asnjë faj fëmijët që u paraqiten si shkak i shpërthimit të emocioneve të mia, përkundrazi në emër të të rriturve u ndjeva tejet i turpëruar, që nuk arritëm të bëjmë diçka konkrete për botën e pastër të tyre.

T’ju them të drejtën u kënaqa kur e dëgjova atë strofë të bukur të asaj poezia, të paktën për pak çaste u mundova të hy në botën e tyre. Por kotë e kisha, menjëherë në hyrje të asaj bote engjëllore, u ballafaqova me sfida tejet të rënda. Në momentin që fillova t’i tregoj atyre se, edhe unë e di këtë poezi përmendësh, pa një pa dy e argumentova përpara tyre se e di, kurse në vend të duartrokitjeve, ata ranë barkas duke qeshur. Kur i pyeta se pse po qeshni kaq shumë për një kureshtje të thjesht nga ana ime, ata më thanë se s’pe dijshme mirë këtë poezi, e paske deformuar në skajshmëri. Unë në vend që të recitoja kështu: “kesh i vogël dhe u rrita në prehër të nënës….”, unë e kisha rrok të mbrapshtën me vargje tërësisht të gabuara, gabim si rrjedhojë e aktualitetit të mbrapsht.


Poezia ime e shpikur në ato çaste, kuptohet pa dëshirën time, kështu kishte jehuar: “kesh i vogël dhe u rrita, në prehër të Gruevskit seç u korita, s’di me kundërshtu as me kuvendu, veç në Qeveri me Gruevskin du me shku”.

I kisha thënë këto pak rreshta krejt në spontanitet, por tek pastaj e kuptova se, edhe spontaniteti ndonjë herë kishte të drejtë. Ngase, kur i shoh se si njerëzit e pafajshëm dergjen nëpër burgjet e Maqedonisë, se si dhunohet e drejta natyrale në këtë shtet, se si shkohet drejt një konflikti të qartë, se si përrallohet sinqeriteti për në NATO dhe UE, se si ndalohet dhe censurohet libri shqiptar në panairin e Shkupit, se si funksionojnë ekskavatorët për jetësimin e “Shkupit fashizoid 2014”, se si vendohen flamujt shqiptarë vetëm me rastin e vizitës së presidentit të Shqipërisë, ndonëse shqiptarët në këtë shtet qenkan mysafirë, por aksidentalisht dhe realisht si mysafir e priti kryetarin e shtetit të Shqipërisë kryeministri i Maqedonisë, e jo si një njeri që prej dhomës së vet të fjetjes, vjen te dhoma tjetër e mikpritjes, ndërsa neve të gjorëve nuk na mbetet gjë tjetër, pos të shkruajmë për pasojat e këtyre çështjeve të dhimbshme, të cilat fatkeqësisht mbesin vetëm në letër, ndoshta as që lexohen këto pak rreshta prej aktorëve vendimmarrës, ndoshta nuk e dimë saktësisht se me çka në të vërtet ata merren, ndoshta nuk dimë edhe për shumë gjëra!

Derisa urrejtja jonë nga ditë në ditë po rritet ndaj kryeministrit, me këtë edhe të shtetit, dëgjojmë prej atij i cili dikur natyrshëm ishte i vogël, trimërisht dhe burrërisht me peripeci të shumta u rritë, por në momentin që deklaroi se, pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe mos ecjeve të proceseve sa duhet përpara, ne do të vazhdojmë të (bashkë)qeverisim me partnerin e koalicionit. Në bazë të këtij reciprociteti të dhembshëm, ka gjasa që populli shqiptar nuk do të mërzitet për hapjen e rasteve të Hagës, ngase në këtë rast po pësuakan disa persona “eminentë” që kurrë “hajrin” populli nuk ia pa, përkundrazi në vazhdën e padrejtësive dhe torturave të pafundme, po këta kinse të zgjedhur qëndruan të heshtur (e kemi fjalë për heshtje zyrtare, ndoshta nëpër oda të ndejës nuk heshtin, por ne në ato oda nuk qemë asnjëherë prezent) përball sulmeve shtazarake.

Nëse situata fillon të alarmohen përnjëmend si e brishtë, edhe atë vetëm nga shkaku se do të hapen këto raste të Hagës, atëherë populli i këtushëm shqiptarë do të ketë plotësisht të drejtë morale të mos solidarizohet me këtë rast, padyshim të dhembshëm. Pse të mbrohen përgjegjësit e dikurshëm për mbrojtjen e dinjitetit tonë, që asnjëherë si duhet nuk u mbrojt?! Me këtë nuk aludoj në hakmarrje ndaj të zgjedhurve tanë, por në vetëdijesim dinjitoz ndaj këtyre të zgjedhurve.

Ishte pikërisht populli, ai i cili i rriti këta që dikur nuk i njihte mirë as lagja e tyre, ishte pikërisht populli, ai i cili në vazhdimësi bëri gabime në hedhje të “kokrrës”, si dhe është pikërisht ky popull bujar e i manipuluar skajshmërisht, i cili mund edhe të dënojë ashpërsisht. Përskaj gjithë kësaj, prapë kam dyshim në këtë, sepse mund që të pikin prej qiellit ciceronë dhe partizanë partiak, të cilët do t’ia mbushin mendjen boshe këtij populli nevojtarë për gjëra elementare.

Normalisht që partitë politike shqiptare do ta kenë të lehtë që të lozin me dinjitetin e këtij populli, kur dihet mirëfilli i standardit tejet të ulët në këto treva të nëmura prej pushtuesve të ndryshëm dhe, prej faktorit politik shqiptarë. Këta politikan, nuk duhet ta harrojnë edhe një fakt se, barkun e këtyre të gjorëve mund t’ia nënshtrojnë përkohësisht, por kokën asnjëherë, sepse ju të cilët rridhni prej gjirit të këtij populli, e që siç po shihen e keni harruar prejardhjen e juaj, ky popull për fytyrë jep çdo gjë por fytyrën për asgjë, këtë pra mbajeni në mend në mos më shumë, mos u bëni sikurse unë, që edhe fëmijët pastaj të qeshin me poezitë tona spontane, por ju që të bëheni sikurse ne është kusht që acarin dhe ngricat e ndryshme t’i përjetoni sikurse ne, sepse acari i cili transmetohet në ndonjë dokumentarë televiziv dallon dukshëm prej atij të cilin e përjetojmë gjatë përditshmërive tona. Përndryshe, spontaniteti ynë edhe më tutje do t’ju recitojë poezia të deformuara, e asnjëherë poezia origjinale.

Pra, poeti i cili nuk është poet profesional, por poet i krijuar në saje të realitetit të tanishëm shqiptarë, në spontanitet këndon: “Kesh i madh e u zvogëlova, di me lexu e mos me kuptu, veç në humnerë me dy sy di dhe du me shku”.

Në trend

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Magazina
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Kalo në kategori