LAJMI I FUNDIT:

Ai ka zgjedhur të quhet Leo dhe kjo nuk është rastësi

Ai ka zgjedhur të quhet Leo dhe kjo nuk është rastësi
Papa i porsazgjedhur, Leo XIV, kardinali Robert Prevost, i drejtohet turmës në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, më 8 maj 2025 (foto: Francesco Sforza/Reuters)

Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Çfarë ka në një emër? Kur bëhet fjalë për një papë – gjithçka. Tymi i bardhë nga Kapela Sistine i tregoi botës se është zgjedhur një papë i ri për të pasuar Françeskun – dhe, për herë të parë, pontifiku është nga Shtetet e Bashkuara.

Por, nëse Donald Trumpi dhe zëvendëspresidenti i tij i kthyer në katolik, JD Vance, janë gati të festojnë, duhet të mendojnë dy herë për këtë. Kardinali Robert Prevost ka zgjedhur emrin Leo XIV – dhe nëse je një papë me emrin Leo, zakonisht je një reformator në anën progresive të katolicizmit. Se Prevosti ka vendosur të bëhet Leo XIV, kjo do t’i bëjë katolikët të mendojnë menjëherë për papën Leo XIII – dhe enciklikën e tij të vitit 1891, Rerum Novarum, e cila i përshkruante të drejtat e punëtorëve për një pagë të drejtë, kushte të sigurta pune dhe të drejtën për t’u bashkuar në sindikata. Nëse Papa Françesku ishte Papa i Popullit, atëherë Leo XIV është gati të jetë Papa i Punëtorëve.


Lexo po ashtu nga Catherine Pepinster:
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Papa Françesku: Pontifi revolucionar që ndryshoi botën dhe Kishën Katolike (por, nuk arriti ta bashkonte)

Kisha Katolike në ShBA është thellësisht e përçarë. Nga njëra anë, janë ata që e mbështetën Trumpin në zgjedhjet e fundit dhe ndajnë pikëpamjen e Vanceit se ekziston një rend dashurie që vendos familjen në vend të parë, më pas lagjen dhe, shumë më pas, pjesën tjetër të njerëzimit. Nga ana tjetër, janë ata që bien dakord me Papa Françeskun se ky është një keqkuptim i krishterimit – Leo XIV ka gjasa të pajtohet me pararendësin e tij.

Sepse, Prevosti është një amerikan ndryshe: një klerik që ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij jashtë vendit. Edhe pse i lindur në Çikago, ai iu bashkua urdhrit fetar augustin, më pas u bë një nga misionarët e tyre në Peru dhe më vonë u emërua ipeshkëv atje nga Papa Françesku. Kjo përvojë ka të ngjarë t’i ketë dhënë atij një perspektivë krejt tjetër mbi Amerikën dhe rolin e ShBA-së në botë – një kuptim të mënyrës se si Amerika Latine mund ta shohë fqinjin e saj gjigant me dyshim dhe, si për shumë latinë, kisha përfaqëson çlirim e jo ndjekje të verbër të një vije të ngurtë tradicionale.

Për kardinalët në konklavë që shqyrtonin se kush duhet të jetë udhëheqësi i ardhshëm i Kishës Katolike, ata do të kenë marrë parasysh aftësitë udhëheqëse, përvojën baritore, njohuritë për Vatikanin dhe vendosmërinë. Robert Prevosti i ka të gjitha këto me bollëk. Ai ka drejtuar urdhrin e tij fetar si prior i përgjithshëm, ka punuar në një dioqezë dhe që nga viti 2023 ka qenë në krye të dikasterit të Vatikanit që zgjedh ipeshkëvët. Mendohet se ai e ka bërë përparësi në qasjen e dhembshur dhe baritore në përzgjedhjen e atyre që bashkohen me episkopatin.

Do të ketë nga ata që do të shqetësohen se Prevosti e ka njollosur figurën e tij për mënyrën si e trajtoi krizën e abuzimeve në Peru. Abuzimi seksual ndaj fëmijëve dhe personave të pambrojtur mbetet një njollë në Kishën Katolike, dhe mënyra si ai do ta trajtojë këtë çështje do të jetë një nga provat më të mëdha për të.

Ndërsa disa organizata LGBTQ+ kanë vënë në dukje se, para se të zgjidhej Papa Françesku, Prevosti kishte shprehur shqetësime rreth asaj që ai quante “stili i jetesës homoseksuale”, është e dukshme se një nga mbështetësit kryesorë të komunitetit gej brenda Kishës Katolike, prifti jezuit amerikan James Martin, e ka përshkruar zgjedhjen e Prevostit si “një zgjedhje brilante” dhe ka thënë se Prevosti është “i sjellshëm, i hapur dhe i ndershëm”.

Do të ketë edhe sfida të tjera: trajtimi i çështjeve që kardinalët ngritën në takimet e tyre para konklavës, të njohura si kongregatat e përgjithshme. Dymbëdhjetë takimet theksuan nevojën për vazhdimin e aspiratave të Papa Françeskut për një kishë që u jep laikëve më shumë zë – e njohur si sinodalitet; për një kishë që vazhdon të flasë për krijimin e Zotit në kohë krize mjedisore; dhe, për një kishë që vazhdon të kërkojë një rol për gratë në strukturat e veta. Papa Françesku emëroi disa gra në pozita të larta në Vatikan, por dominimi i burrave në kishë ishte mëse i dukshëm në ditët e fundit, ndërsa 133 kardinalët meshkuj votues hynin në Kapelën Sistine për të zgjedhur udhëheqësin e 1.4 miliardë katolikëve të botës.

Por, nëse kishte diçka për të cilën kardinalët ishin të sigurt gjatë takimeve para konklavës, ishte që papa i ri duhet të mishërojë figurën e pontifit – titulli i vjetër për papën që do të thotë “urëndërtues”. Me fjalët e tij nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, Leo XIV i tha turmës prej 40 mijë vetash dhe miliona katolikëve që po e ndiqnin anembanë botës: “Duhet të jemi një kishë që ndërton ura”. Papa i ri duhet vetëm të hedhë vështrimin drejt vendit të tij të lindjes, Shteteve të Bashkuara, për të parë sa dëmtuese mund të jetë ndarja – dhe ai e di mirë se sa e dëmshme është ndarja edhe brenda kishës. Papa i Punëtorëve duhet të jetë edhe Papa i Unitetit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pas shpalljes në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s'e njeh

Pas shpalljes në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s'e njeh

Magazina
Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Lajme
Bashkëpunonte me BIA-n serbe, ngrihet aktakuzë ndaj A.V për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

Bashkëpunonte me BIA-n serbe, ngrihet aktakuzë ndaj A.V për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

Drejtësi

"Veç je femër se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti", debat i ashpër mes Robert Berishës dhe Afërdita Paqaradës në emision

Magazina
Kallas në veri: Ndërkombëtarët japin pasqyrë më të saktë për situatën

Kallas në veri: Ndërkombëtarët japin pasqyrë më të saktë për situatën

Lajme
Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime, por policia ndërhyri menjëherë dhe situata është e qetë

Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime, por policia ndërhyri menjëherë dhe situata është e qetë

Rajoni i Mitrovicës
Kalo në kategori