LAJMI I FUNDIT:

Ai është presidenti më i varfër në botë, por këto janë sakrificat që bën për qytetarët (Foto)

Ai është presidenti më i varfër në botë, por këto janë sakrificat që bën për qytetarët (Foto)

I cilësuar nga shumë njerëz si “Presidenti më i varfër në botë”, presidenti i Uruguait, Jose Mujica, bën një jetë mjaft modeste.

Ai ka shërbyer si zyrtari i rangut më të lartë të vendit nga viti 2010 deri në vitin 2015, dhe ka arritur të rrëmbej zemrat e shumë njerëzve, transmeton Telegrafi.


Përveç kësaj, ky burrë vazhdimisht dhuron 90 për qind të pagës së tij mujore prej 12.000 dollarë për bamirësi. Mijëra njerëz kanë përfituar nga paga e tij, dhe kanë shprehur vlerësimin e madh për mirësinë e Mujica.

Ndryshe nga shumica e politikanëve tradicionalë, presidentin kurrë nuk e ka tërhequr jeta luksoze. Përkundrazi, ai bën një jetë të thjeshtë.

Duke marrë pjesë në një takim zyrtar me rroba dhe këpucë të thjeshta

Presidenti 1

Shumë vite para se të hynte në politikë, Mujica ishte luftëtar gueril i grupit  Tupamaros. Grupi i tij grabiste lokalet me armë, bankat e “këqija” dhe bizneset e ngjashme, dhe më pas u dhuronte paratë njerëzve të varfër. Ai gjatë kësaj karriere si luftëtar gueril, ishte burgosur dy herë (në total prej 14 vjet) dhe qëlluar 6 herë.

Mujica dhe ish-luftëtarët gueril të grupit të tij ishin të njohur si “Robin Hood” për të varfrit.

Presidenti 2

Mujica është gjithashtu një fermer me orar të shkurtuar, pasi vazhdimisht mbjell lule të cilat i shet. Sipas tij, kjo punë i mundëson atij të jetë i informuar për problemet e popullit të tij.

Ai ka refuzuar të jetojë në shtëpinë e bukur presidenciale.

Presidenti 3

Mujica mund të jetonte në “Residencia de Suarez”, shtëpi e bukur presidenciale, por preferonte një vend më të thjeshtë. Ai është një shembull i shkëlqyer i një presidenti që heq dorë nga luksi për mirëqenien e të tjerëve.

Ai ka zgjedhur të jetoj i lumtur në një shtëpi të thjeshtë së bashku me gruan dhe qenin e tij.

Presidenti 4

Edhe zgjedhja e automjetit reflekton thjeshtësinë e tij.

Presidenti 5

Presidenti vozit një veturë të vjetër Volkswagen Beetle të vitit 1987. Natyrisht, se ai nuk planifikon të blej ndonjë veturë luksoze.

Ai madje nuk lëviz nëpër qytet me truproje

Presidenti 6

Mujica nuk ka angazhuar truprojë derisa lëviz nëpër qytet. Në fakt, ai një qen më tre këmbë të cilin e quan Manuela. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori