LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Tubimet si këto, po na prijnë drejt fitoreve të reja

Ahmeti: Tubimet si këto, po na prijnë drejt fitoreve të reja

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbajti tubim në Bregun e Diellit, në zonën rreth shkollës “Iliria”

Ahmeti falënderoi banorët e kësaj lagjeje për përkrahjen e madhe që po i japin Lëvizjes Vetëvendosje drejt fitoreve të reja.

“Përkrahja e madhe ngado që po shkojmë, po na jep energji për projektet e mëdha që i kemi në mandatin e radhës. Bashkëqeverisja jonë me qytetarët e ka bërë Prishtinën Komunë shembull për të gjitha komunat e tjera. Sukseset tona nuk janë individuale, por kolektive. Sukseset e Komunës së Prishtinës janë rezultat i punës së palodhshme të një organizate të tërë si Vetëvendosje!, dhe i qytetarisë aktive të Prishtinës. Tubimet si këto sonte, po na prijnë drejt fitoreve të reja, drejt zhvillimit të Prishtinës”, tha Ahmeti.


Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Dardan Sejdiu foli për punën që kemi bërë në Komunën e Prishtinës në mandatin e parë, pavarësisht vështirësive dhe bllokadave që na i bënin në Kuvend Komunal.

“Pas 14 vjet të qeverisjes së krimit në Prishtinë, në dhjetor të vitit 2013 ne nisëm ndryshimin. Për këto 4 vite, 12 zotime i patëm, 11 i realizuam. Për realizimin e 100 zotimeve për mandatin e radhës, kemi nevojë për Kuvend Komunal që nuk e saboton kryetarin, por që punon për interesa të qytetarëve, për interesa të lagjes, për interesa të Prishtinës. Pra, kemi nevojë për Kuvend Komunal, me shumicë të përbërë nga asambleistët të Lëvizjes Vetëvendosje!”, tha Sejdiu.

Në trend

Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Përshëndetje e beftë mes Jozit dhe Loredanës pas rikthimit - kjo e fundit nuk doli as ta priste në oborr

Përshëndetje e beftë mes Jozit dhe Loredanës pas rikthimit - kjo e fundit nuk doli as ta priste në oborr

Magazina
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori