Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me rastin e 14 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik, përmes një kumtese për media, ka uruar të gjithë bashkëpunëtorët, anëtarët, përkrahësit, simpatizantët, bashkëveprimtarët si dhe të gjithë qytetarët e vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“5 qershori i vitit 2002 do të mbetet përgjithmonë një datë e shënuar për të gjithë ne, dita kur të gjithë bashkë vendosëm që të themelojmë subjektin trashëgues dhe pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Bashkimin Demokratik për Integrim. Në 14 vitet e veprimtarisë së deritanishme, Bashkimi Demokratik për Integrim u mishërua me qytetarët dhe qëndroi gjithmonë bashkë duke ju prirë atyre në ballafaqimin me sukses të sfidave të shumta të cilat na dolën përpara, ndërsa arritëm të shënojmë edhe shumë përparime në të gjitha sferat e jetës shoqërore”, thotë Ahmeti në urim.
Përvjetori jonë i 14, shton ai, vjen në rrethana shumë sfiduese për të na përkujtuar që na mbetet edhe shumë punë para nesh të cilën përsëri do ta realizojmë bashkë. “Ftoj çdo anëtar dhe bashkëpunëtor që të punojë me përkushtimin më të madh në realizimin e orientimeve tona kombëtare, synimeve integruese si dhe ne drejtim të zbatimit të përcaktimeve tona programore në dobi të qytetarëve, ndërsa njëkohësisht siguroj përkrahësit dhe qytetarët që ne asnjëherë nuk do t’i shmangemi këtyre përcaktimeve të përpiluara bashkë”, ka shtuar lideri i BDI-së.
Gjatë këtyre viteve, Bashkimi Demokratik për Integrim, thuhet më tej në kumtesë, ka instaluar vlera afirmative të cilat vlerësohen nga qytetarët, përfshirë promovimin e demokracisë së mirëfilltë, shmangies së ofendimeve, sharjeve, por edhe revanshizmit ndaj konkurrentëve politik. Gjithashtu, BDI ka promovuar vlera shtet-formuese pavarësisht dallimeve prezentë tek bashkëqytetarët të cilët, siç shtohet, akoma nuk e shohin procesin konsensual si të pashmangshëm por edhe përfitues për vendin.
“U angazhuam për ngritje të cilësisë së arsimit, hapje të universiteteve, shkollave të mesme dhe fillore, avancuam qeverisjen lokale dhe e përafruam pushtetin tek qytetari, vijuam me promovimin e dialogut, kompromisit dhe mirëkuptimit, ndërtuam dialog konstruktiv dhe bashkëpunues me Brukselin dhe Uashingtonin, i primë reformave dhe vepruam me guxim dhe vizion në momente vendimtare. Të nderuar bashkëveprimtarë, bashkëpunimi, përkrahja e ndërsjellë, mobilizimi i pashoq dhe përkushtimi për bashkësinë janë karakteristika që kanë shënuar veprimtarinë e anëtarëve tanë në të gjitha strukturat organizative dhe kjo frymë e bashkësisë dhe e solidarizimit do të vijoj ta karakterizojë BDI-në, sepse të tillë e duan shqiptarët, të bashkuar dhe të përkushtuar për njëri – tjetrin dhe me njëri – tjetrin në shërbim të qytetarëve dhe vendit”, thotë në letrën e urimit, kryetari i BDI-së Ahmeti, duke nënvizuar se bashkë dhe me përkushtim do ta vijojnë rrugëtimin, misionin dhe idealin për të mirën e përgjithshme duke mos reshtur për asnjë çast në përpjekjet për të realizuar qëllimet e përbashkëta”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës