LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti-Meta: Korridori 8 është projekt madhor

Ahmeti-Meta: Korridori 8 është projekt madhor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka realizuar një takim miqësor presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti dhe Meta në këtë takim kanë diskutuar mbi procesin e formimit të Qeverisë së re, propozimi i të cilës tashmë është dorëzuar në Parlament si dhe vazhdimi i proceseve të vendit përpara përfshirë këtu edhe projekte të shumta të cilat kanë synim jetën më të mirë të qytetarëve.

Kontesti me Republikën e Bullgarisë dhe rruga me shumë sfida për të dy vendet ishte poashtu pjesë e bisedës mes kryetarit të BDI-së Ahmeti dhe presidentit shqiptar Meta, derisa të dy vendet synim kanë anëtarësimin në familjen e madhe europiane si një prespektivë edhe për rajonin dhe një siguri më e madhe në gjithë Ballkanin.

Ahmeti është shprehur i bindur se kontesti me Sofjen do të gjejë zgjidhje në gjysmën e parë të këtij viti.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit Ahmeti dhe Meta kanë diskutuar mbi projektin madhor të Korridorit 8-të, si një projekt mjaft i rëndësishëm dhe që do të lidh shumë vende dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, synim i Qeverisë tonë është edhe transportin hekurudhor që do të lidh vendet përgjatë Korridorit 8-të.

Ahmeti dhe Meta diskutuan edhe për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe nismën Ballkani i Hapur.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori