Në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, BDI ka njoftuar se në krye me kryetarin Ali Ahmeti vazhdoi fushatën zgjedhore në Negotinë të Komunës së Vrapçishtit, ku u takua me punonjës të arsimit.
Gjatë këtij takimi, Ahmeti lartësoi punën e mësuesve duke i quajtur ata misionar hyjnorë dhe e ardhme e një kombi.
“Ndjehem i lumtur dhe krenar, që flas tani përpara misionarëve hyjnorë, misioni juaj, veprimtaria juaj, çmohet nga brezat që ju krijoni. Me shumë dashuri i kujtoj mësuesit e mi. Ju trajtoni dhe farkëtoni të ardhmen e një kombi, në duart tuaja është drita e diturisë, është ardhmëria, inxhinierët, mjekët dhe shkenca”, deklaroi kryetari i BDI-së dhe bartës liste në njësinë zgjedhore numër 6, Ali Ahmeti.
Ahmeti para banorëve të Negotinës premtoi ngritjen e pagave për të gjithë punonjësit në arsim. Ai tha se BDI zotohet se do të realizojë këtë premtim.
“Puna e udhëheqësve politik është që të krijojnë kushte, mundësi më të mira për arsimtarët, që ata të mos jenë të varur nga punët shtesë. Pra, duhet të krijojmë standarde edhe më të mira, ashtu siç u ngritën pagat mujore të mjekve për 40 përqind, mos të harrojmë që ata mjek kanë kaluar nëpër duar tuaja, prandaj është interes i kombit që edhe pagat tuaja të rriten. Nëse kërkojmë cilësi duhet mbështetje materiale, por edhe një angazhim më i madh. Unë ju siguroj, ashtu siç luftuam për ngritje të pagave në mjeksi, ku arsimtarët nuk e braktisën vendin, për këtë shkak mbetet obligim i joni, që ne si politikan që jemi, të angazhohemi sa më shumë dhe u siguroj se do të luftojmë më shumë se sa ju që edhe pagat tuaja të rriten”, u shpreh Ahmeti.
Banorëve të Negotinës iu drejtua edhe Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, Bekim Neziri i cili tha se falë politikave të BDI-së, shqiptarët në Maqedoni nga viti 2001, kanë paralele në gjuhë amtare shqipe në të gjitha shkollat e mesme në vend, si dhe tre universitete të cilat tashmë nxjerrin kuadro cilësore shqiptare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit