LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Ma gjeni dikë t’ia shes Q7

Ahmeti: Ma gjeni dikë t’ia shes Q7

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti derisa ka folur për premtimet e tij, është përmendur shitja e makinës të tipit Q7, e cila ka mbetur në garazhet e komunës, prej kur nga aty u largua, ish-kryetari Isa Mustafa.


“Ndoshta do të duhet ta vendosim në shesh dhe ta shohin njerëzit në mënyrë që të shitet”.

“Publikisht po e them, ma gjeni dikë ta shes”, ka thënë Ahmeti në “Zona e Debatit” të Klan Kosova.

Ai ka thënë se vlera e kësaj makinë ka qenë 41 mijë euro, por që është amortizuar deri tash me ligjet e Kosovës, kurse arsyeja e mos shitjes deri tash thotë se janë harxhimet e mëdha që ka.