LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti kundër politikanëve që po vaksinohen: 24 mijë vaksina nuk mjaftojnë as për punëtorët shëndetësor

Ahmeti kundër politikanëve që po vaksinohen: 24 mijë vaksina nuk mjaftojnë as për punëtorët shëndetësor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas marrjes së vaksinave anti-COVID nga kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ahmeti ka kundërshtuar këtë veprim të tyre duke e arsyetuar me numrin e pakët të vaksinave që kanë ardhur në Kosovë.


“Me vetëm 24,000 vaksina të siguruara, nuk ka nevojë për senzibilizim nga udhëheqësit politik për marrjen e vaksinës. Një politikan edhe mund ta bëjë gabimin e marrjes para atyre që kanë nevojë, por kur rreshtohen politikanët e shëndoshë e të rinj, kjo veç është banalitet. Ky status nuk është status as kundër ndonjë politikani e as kundër ndonjë partie. Si kolegë po ju them, 24,000 vaksina nuk mjaftojnë as për punëtorët shëndetësor e të moshuarit”.

I pari i Prishtinës thotë se çdo vaksinë që merret nga politikanët e rinj e të shëndoshë është një vaksinë më pak për dikë në nevojë.

“Një vaksinë që ju e merrni është një vaksinë më pak për dikë në nevojë që mund të rrezikojë jetën. Nuk po them që duheni me u sëmu me covid, por sakrificë në këtë rast është me hjek dorë prej vaksinës edhe në qoftë se ju ofrohet. Së shpejti do të ketë mjaft. Mosni ju lutem!”, ka shkruar më tej Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori