LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme logjistike dhe operacionale për të reaguar në situata emergjente

Ahmeti: Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme logjistike dhe operacionale për të reaguar në situata emergjente

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) në Ditën Botërore për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, logjistike dhe operacionale, trajnime dhe ushtrime të mjaftueshme, si dhe pajisje dhe mjete të duhura për të reaguar në këso lloj situata.

Ai tha se fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme, me intensitete dhe efekte të ndryshme, të cilat mundë të godasin çdo moment duke shkaktuar humbje të konsiderueshme të jetëve të njerëzve dhe të mirave materiale.


Ahmeti u shpreh se Dita Botërore për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore ka për qëllim vetëdijesimin e njerëzve për masat që duhet t’i marrin në zvogëlimin e rrezikut ndaj katastrofave të ndryshme.

“Sot është 13 tetori, Dita Botërore për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera. Qëllimi i shënimit të kësaj dite e cila shënohet në të gjithë botën, është vetëdijesimi i njerëzve për masat që duhet t’i marrin në zvogëlimin e rrezikut ndaj katastrofave të ndryshme. Fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme, me intensitete dhe efekte të ndryshme, të cilat mundë të godasin çdo moment duke shkaktuar humbje të konsiderueshme të jetëve të njerëzve dhe të mirave materiale”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, logjistike dhe operacionale, trajnime dhe ushtrime të mjaftueshme, si dhe pajisje dhe mjete të duhura për të reaguar në këso lloj situata.

“Republika e Kosovës, në rast të ndonjë fatkeqësie më të madhe natyrore, edhe pse ka një kuadër të konsoliduar ligjor, plane dhe strategji të miratuara, kur jemi te gjendja aktuale në terren, nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, logjistike dhe operacionale, trajnime dhe ushtrime të mjaftueshme, si dhe pajisje dhe mjete të duhura për të reaguar në këso lloj situata”, theksoi tutje Ahmeti.

Ai u shpreh se është e domosdoshme ngritja dhe zhvillimi i këtyre kapaciteteve.

“Prandaj, është e domosdoshme ngritja dhe zhvillimi i këtyre kapaciteteve, ndarje më e madhe e mjeteve financiare për investime, si dhe janë më së të nevojshme trajnime, plane dhe përgatitje në vazhdimësi. Ndërsa, ushtrimet praktike të koordinuara të të gjitha institucioneve kompetente, janë mënyra më e mirë për të qenë sa më të gatshëm dhe më të përgatitur për t’i përballuar fatkeqësitë e mundshme natyrore”, tha ndër të tjera Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori