LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Ivanov nuk guxon që krizën politike ta shndërrojë në krizë etnike

Ahmeti: Ivanov nuk guxon që krizën politike ta shndërrojë në krizë etnike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është takuar me ambasadorin e Francës në Shkup, Christian Timonier, njofton BDI përmes kumtesës dërguar Telegrafit Maqedoni.

Të dy bashkëbiseduesit, siç thuhet në kumtesë, diskutuan për situatën në vend dhe rajon, si dhe për nevojën imediate që të zgjidhet ngërçi politik.


Ahmeti e njohtoi ambasadorin e Francës që ka kërkuar nga partitë relevante parlamentare që të nisin dialog në mënyrë që të arrihet kompromis sa më shpejtë dhe të përfundojë konstituimi i Kuvendit si pikënisje për zgjidhjen e krizës.

‘Deklarata e përbashkët nuk cënon rendin e as karakterin kushtetues dhe është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë pasi që paraqet përmbledhje të programeve zgjedhore të partive parlamentare shqiptare’, ka theksuar Ahmeti.

Ai gjithashtu përsëriti që Ivanov dhe politikanët tjerë nuk guxojnë që krizën politike ta shndërrojnë në krizë etnike dhe duhet të përmbahen maksimalisht nga nxitja e urrejtjes midis dy komuniteteve me shumicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori