LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Institucionet të marrin masa të vazhdueshme për parandalimin e vërshimeve, jeta e qytetarëve është në rrezik

Ahmeti: Institucionet të marrin masa të vazhdueshme për parandalimin e vërshimeve, jeta e qytetarëve është në rrezik

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti  ka thënë se institucionet e vendit nuk duhet të presin përkeqësimin e motit dhe të reshurat atmosferike që shkaktojnë vërshime e pastaj të reagojnë.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se duhen masa të vazhdueshme preventive dhe parandaluese duke filluar nga rregullimi i shtretërve të lumenjve.

Postimi i plotë:


Institucionet e Kosovës si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive, nuk duhet që të presin përkeqësimin e motit dhe të reshurat atmosferike që shkaktojnë vërshime dhe tek pastaj të reagojnë.
Duhen masa të vazhdueshme preventive dhe parandaluese, duke filluar nga rregullimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo përroskave në vendet rurale si dhe rregullimi i infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të reshurat mos të shkaktojnë përmbytje në vazhdimësi, sa herë që janë më të theksuara, pasi po shihet se ka probleme të mëdha në ketë aspekt.
Këto vërshime po shkaktojnë dëme të mëdha, por edhe po rrezikohet jeta e qytetarëve të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori