LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Institucionet duhet të punojnë vazhdimisht në infrastrukturë që të zvogëlohen mundësitë për vërshime

Ahmeti: Institucionet duhet të punojnë vazhdimisht në infrastrukturë që të zvogëlohen mundësitë për vërshime

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të zvogëlohen mundësitë e vërshimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se vërshimet e sotme në Prishtinë, hyjnë në kategorinë e përmbytjeve të shpejta, që mund të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore e ekonomi familjare.

“Shiu i rrëmbyeshëm që ra sot në Prishtinë, vërshoi pjesë të mëdha të qytetit dhe fshatrave përreth. Këto vërshime hyjnë në kategorinë e përmbytjeve të shpejta, dhe mund të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore apo në ekonomi familjare dhe biznesore.


Reshjet e shiut, disa rrugë në Prishtinë bëhen të pakalueshme
Lexo po ashtu Reshjet e shiut, disa rrugë në Prishtinë bëhen të pakalueshme

Ahmeti shtoi se është evidente që sa herë që ka reshje më të theksuara po shkaktohen vërshime.

“Institucionet përgjegjëse si ato lokale ashtu edhe ato qendrore, duhet që në vazhdimësi të punojnë në rregullimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve të hapura dhe përroskave, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e vërshimeve dhe dëmet e mundshme të jenë sa më të vogla”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori