LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Guximi, dija dhe përkushtimi na bëjnë 100 për qind shtet

Ahmeti: Guximi, dija dhe përkushtimi na bëjnë 100 për qind shtet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Socialdemokrate(PSD) sot pasdite promovuan kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës që janë në një listë të përbashkët.

Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj theksoi se në këtë sallë është ndryshimi për vendin, pasi shumica e 110 kandidatëve për deputet garojnë për herë të parë, duke aluduar në kandidaten Besa Luzha dhe të tjerë.

Haradinaj tha se Kosova ka sfida për mbrojtjen e shtetit dhe për të pasur zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe pensione të dinjitetshme.

“Ju siguroj se këta njerëz të shtëpisë, ne jemi Kosova dhe i ftoj qytetarët e vendit, t’i bashkohen kësaj ndjenje pasi kanë para vetes jo veç fitoren, por e kanë Kosovën dhe ju kanë juve. Unë jam krenar që jam pjesë e kësaj liste, dhe jam i bindur që ky është një lajm i mirë për Kosovën, Pra, 6 tetori, na priftë e mbara”, theksoi Haradinaj.

Fillimisht, kryetari i PSD-së njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se guximi, dija dhe përkushtimi janë tiparet e listës së koalicionit parazgjedhor, AAK dhe PSD.

Sipas tij, në këtë listë, kandidatët kanë guxim, teksa shtoi se vendimet për taksën, për vendimet në dialogun me Serbinë kërkojnë dije. Ai shprehu bindjen se ky koalicion do të jetë fitues, pasi kjo listë ka sinergji për mbrojtjen e shtetit dhe zhvillimin ekonomik.

“Guximi, dije dhe përkushtim na sjellin 100 për qind shtet. Në një koalicion që të jetë i suksesshëm tepër i rëndësishëm është sinergjia dhe besoj që me këtë koalicion mes AAK dhe PSD këtë sinergji kemi arritur. Këtë e kemi dëshmuar jo vetëm në të kaluarën duke i mbajtur këto qëndrime siç e kemi thënë nga rreziqet që i vijnë Kosovës. Me këtë listë, ne kemi kapacitetin edhe për zhvillim ekonomik, por po ashtu për PSD është e rëndësishme që ky zhvillim të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Ahmeti./kp/Telegrafi/