LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: E lehtë është të ikësh nga fortuna, ne i kemi bërë ballë asaj

Ahmeti: E lehtë është të ikësh nga fortuna, ne i kemi bërë ballë asaj

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka qëndruar në Reçicë të Madhe për takim me qytetarët dhe për të prezentuar kandidatët bashkë me platformën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Para të pranishmëve, përveç funksionarëve tjerë, foli edhe Ali Ahmeti i cili tha: “Mandati që na pret do të jetë mandat i rëndë, për shkak të problemeve që kemi, andaj shqiptarët tani më shumë se kurrë duhet ta kuptojnë dhe ta falin njëri-tjetrin. I ftojmë të gjithë ata që nuk janë me ne, të bashkohen sepse nuk dua të na përsëritet viti 2014, kur shqiptarët humbën mbi 50 mijë vota, ose 6 deputetë. Këto zgjedhje kërkojmë mandat të rëndësishëm, për të zgjidh problemet që i ka shteti, si kontesti me Greqinë dhe me Bullgarinë. Brenda mandati të kaluar kemi bërë 2 mijë punësime në rajonin e Tetovës, duke ju bërë ballë të gjithë atyre analistëve të cilët thonin se nuk mund të bëjmë asgjë. Veprat tona nuk mund t’i shlyen askush për shkak se janë të pashlyeshme. Ju bëj thirrje që të bashkoheni dhe të mbështetni BDI-në sepse e nesërmja është më e mirë se e kaluara”./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori