LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti-Bjornstad: Fokusi të jetë në drejtësi dhe sundimin e ligjit

Ahmeti-Bjornstad: Fokusi të jetë në drejtësi dhe sundimin e ligjit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e BDI-së në Tetovë në një drekë pune të dërguarin special norvegjez për Evropën juglindore, ambasadorin Arne Sarnes Bjornstad.

Ahmeti dhe ambasadori Bjornstad këmbyen opinione rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon mbi marrëdhëniet bilaterale, integrimin euroatlantik si dhe sundimin e ligjit.


“Ahmeti faleminderoi ambasadorin Bjornstad për ndihmesën e madhe norvegjeze për realizimin e kufirit Llojan – Miratovc si dhe pastrimin e deponisë në Tetovë, por edhe për mbështetjen ndaj institucioneve si dhe rrugëtimin tonë EuroAtlantik”.

“Ambasadori Bjornstad ritheksoi mbështetjen norvegjeze për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë së veriut, integrimin në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave midis vendit tonë dhe Bashkimit Evropian”.

“Kryetari Ahmeti tha se vendi ynë de facto është anëtar i NATOsë, ndërsa më së voni deri në fillim të vitit të ardhshëm edhe de jure do të përmbyllet ky proces, si dhe përsëriti nevojen e një vendimi pozitiv të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian këtë javë për fillimin e negociatave”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ata shtojnë se Ahmeti e informoi ambasadorin Bjornstad se BDI po ristrukturohet në të gjitha nivelet dhe do të fokusohet në sundimin e ligjit, ndërprerjen e praksës së drejtësisë selektive dhe veting për të gjithë gjykatësit, prokurorët, politikanët.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori