LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: BDI ka 100 deri në 150 mijë votues që jam i sigurt se do ta mbështetin Pendarovskin

Ahmeti: BDI ka 100 deri në 150 mijë votues që jam i sigurt se do ta mbështetin Pendarovskin

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se BDI ka midis 100 dhe 150.000 votues dhe se është e sigurt që të gjithë e kuptuan idenë dhe se do të mbështesin kandidatin konsensual për president, Stevo Pendarovskin.

Në tubimin në Shkup, Ahmeti u bëri thirrje votuesve të mos bien në kurth dhe se Talat Xhaferi është kryetar i Kuvendit dhe ai nuk do të jetë kreu i ardhshëm i shtetit nëse ka një bojkot zgjedhjet më 5 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“BDI-ja dhe unë si lider i saj atë që mendoj dhe e bëj, nuk flas bosh. Kandidati konsensual u negociua, sepse jo vetëm në interes të maqedonasve, por edhe të shqiptarëve, e mbështetëm këtë koncept. Nëse në fillim unë kam qenë skeptik se koncepti do të mbështetet nga shqiptarët, tani jam i sigurt se votuesit janë më të qartë se çfarë do të thotë kjo. BDI ka nga 100 deri në 150.000 votues dhe jam i sigurt se të gjithë e kuptojnë idenë dhe do të mbështesin kandidatin e konsensual”, tha Ahmeti.


Më lejoni t’ju kujtoj, shtoi ai, se kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi u votua në mënyrë konsensuale, e votuan edhe shqiptarët, edhe maqedonasit dhe të tjerët. Ky koncept, tha Ahmeti, filloi të zbatohej institucionalisht duke filluar nga Kuvendi.

Ahmeti tha se shqiptarët kishin ëndërruar që presidenti i shtetit të ishte shqiptar dhe tha se nuk është e pamundur që të arrihet kjo.

Lideri BDI-së shtoi se të gjithë ata që e kuptojnë konceptin janë të vetëdijshëm se kandidati i konsensual është ai që do të na çojë në NATO dhe BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori