LAJMI I FUNDIT:

AGK: Kërkesa për arrestimin e Berat Buzhalës, shkelje e rëndë, ambasada turke të kërkojë falje

AGK: Kërkesa për arrestimin e Berat Buzhalës, shkelje e rëndë, ambasada turke të kërkojë falje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi ka dënuar kërkesën e Qeverisë së Turqisë e parashtruar përmes Ambasadës së Turqisë në Prishtinë për arrestimin dhe dënimin e gazetarit Berat Buzhala.

Në reagimin e AGK-së thuhet “ne e konsiderojmë shkelje të rëndë kërkesën e Ambasadës Turke drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës e ku bëhet thirrje për marrjen e masave ndaj gazetarit në fjalë”.

AGK ka theksuar se një ambasadore që bën thirrje për arrestimin dhe dënimin e gazetarëve është e papranueshme për komunitetin tonë.


Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon kërkesën e Qeverisë së Turqisë e parashtruar përmes Ambasadës së Turqisë në Prishtinë për arrestimin dhe dënimin e gazetarit Berat Buzhala.

Ne e konsiderojmë shkelje të rëndë kërkesën e Ambasadës Turke drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës e ku bëhet thirrje për marrjen e masave ndaj gazetarit në fjalë.

Njëherësh rikujtojmë ambasadën turke se gazetarët në Kosovë e kanë të drejtën e lirisë së fjalës e cila nuk guxon të rrezikohet nga askush pasi është e drejt e garantuar me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Pas publikimit të këtij rasti, AGK-ja ka komunikuar me gazetarin Buzhala i cili ka njoftuar se “statusi në Facebook” ka qenë krejtësisht i karakterit sarkastik.

Nga Ambasada Turke në Prishtinë kërkojmë që në afat sa më të shpejt të kërkojë falje për këtë veprim skandaloz, ndërkohë që poashtu kërkojmë largimin nga Kosova të Ambasadores së Turqisë Kivilcim Kiliç.

Një ambasadore që bën thirrje për arrestimin dhe dënimin e gazetarëve është e papranueshme për komunitetin tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori