LAJMI I FUNDIT:

AGK: Ganimet Klaiqi do të kujtohet si profesionist

AGK: Ganimet Klaiqi do të kujtohet si profesionist

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve për ndarjen nga jeta të Ganimet Klaiqit.

AGK thotë se me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë dekadave të kaluara, Klaiqi do të kujtohet gjithnjë si një profesionist për breza të tërë të gazetarëve, për kolegët e tij, si dhe për të gjithë ata që e kanë njohur.


“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet me të sinqerta për këtë humbje të madhe. Kjo vdekje është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe për kolegët gazetarë”. /Telegrafi/