LAJMI I FUNDIT:

AGK dhe KMShK: UNICEF-i dhe Qeveria tërhiqen nga rregullorja për media e hartuar fshehurazi

AGK dhe KMShK: UNICEF-i dhe Qeveria tërhiqen nga rregullorja për media e hartuar fshehurazi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) njoftojnë gazetarët dhe publikun që draft-rregullorja për mbrojtjen e fëmijëve në media nuk pritet të vazhdojë të zhvillohet tutje.

“UNICEF-i nëpërmjet një komunikate publike është tërhequr nga drafti i rregullores, të cilën tash e quan vetëm si ‘mbështetje në diskutimet për zhvillimin e rekomandimeve konkrete që do t’i adresonin boshllëqet e identifikuara dhe do të siguronin mbrojtje më të mirë të të drejtave të fëmijëve gjatë ndërveprimit me mediat’ dhe sugjeron mediat që të mos e marrin atë dokument si draft zyrtar”, thuhet në njoftimin e AGK-së dhe KMShK-së.

“Qeveria, po ashtu, ka mohuar në lajmet e mbrëmshme në KTV të ketë pasur rol në hartimin e kësaj rregulloreje dhe ka premtuar të përfshijë gazetarët në nisma ligjore që prekin interesat e tyre. KMShK zotohet se do të vazhdojë të trajtojë me kujdes të veçantë ankesat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve në media online dhe të shtypura. AGK falënderon mediat dhe gazetarët për mbështetjen e ofruar në adresimin e kësaj çështjeje dhe njëkohësisht fton KPM-në që të vazhdojë të zbatojë rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të miturve në mediat audiovizuele. UNICEF-i, në emër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, kishte hartuar rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të miturve në transmetime audivizuele, media të shtypura dhe media online, e cila përmbante probleme serioze ligjore”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori