LAJMI I FUNDIT:

Agjencia “Tika” do të restaurojë tre xhami në Shkup (Video)

Agjencia “Tika” do të restaurojë tre xhami në Shkup (Video)

Agjencia “Tika” do të bëjë restaurimin e tre xhamive në Shkup dhe për këtë, sot u nënshkruan marrëveshje për pranim-dorëzimin e këtyre objekteve mes Bashkësisë Fetare Islame dhe agjencisë Tika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë mënyrë, Tika-s i mundësohet administrimi i objekteve gjatë periudhës së restaurimit, periudhë kjo e cila do të zgjasë prej 2 deri në 2 vjet e gjysmë, ndërsa pas kësaj periudhe, objektet sërish do t’i kthehen në administrim Bashkësisë Fetare Islame.


Për Tv Shenja, koordinatori i Tika-s në Shkup, Teoman Tirjaki, sqaroi se paraprakisht është bërë projektimi, ndërsa tha se bashkë me xhamitë e Sulltan Muratit, Allaxha xhamisë dhe xhamisë Husein Shah në Saraj, do të bëhet edhe restaurimi i objekteve shoqëruese, në mesin e të cilave është edhe “Sahat Kulla”.

Koordinatori i Tika-s dhe numri një i BFI-së, thanë se me përfundimin e vitit shkollor, do të bëhet restaurimi edhe i medresesë Isa Beu.

Ndërkohë, kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, falënderoi agjencinë Tika për përkushtimin e saj në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe informoi se xhamitë në fjalë nuk do të jenë në përdorim gjatë periudhës së restaurimit./Telegrafi/