Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve: Bankat private nuk e kanë detyrim ligjor përdorimin e gjuhës shqipe
Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” dje ngriti çështjen e diskriminimit të qytetarëve shqiptarë nga bankat në Maqedoninë e Veriut. Elmedina Abdullahi nga kjo iniciativë tha se atyre nuk u është pranuar një dokument zyrtar në gjuhën shqipe, në procedurën për hapjen e xhirollogarisë.
Ndërsa nga Banka Popullore për Portalb.mk theksojnë se përdorimi i gjuhëve në vendin tonë rregullohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa agjencia përgjegjëse për promovimin, mbrojtjen dhe aplikimin uniform të gjuhës zyrtare të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonia e Veriut dhe shkrimin e saj është Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.
“Mbikëqyrjen mbi zbatimin e këtij ligji e kryen Inspektorati për përdorimin e gjuhëve”, theksuan nga Banka Popullore.
Megjithatë nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës (AZGj) për Portalb.mk theksojnë se Banka Popullore me të cilën AZGj ka bashkëpunim, e përdor gjuhën shqipe në të gjitha veprimet e saja bankare në përputhje me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve.
“Ndërsa bankat e nivelit të dytë janë me kapital privat dhe nuk kanë detyrim ligjor për ta përdorur gjuhën shqipe. Kaq mund të themi për pyetjen tuaj”, theksuan nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve.
Dje nga iniciativa MMPT thanë se kanë dorëzuar kërkesë në Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe në Drejtorinë për Mbrojtjen e Konsumatorëve për të ndaluar diskriminimin ndaj konsumatorëve shqiptarë.
“Beteja me institucionet për gjuhën shqipe po vazhdon. Pas regjistrimin si subjekt juridik, ne si shoqatë jemi drejtuar te bankat për të hapur llogari bankare. Për këtë kemi shfrytëzuar dokumentin zyrtarë në gjuhën shqipe që e kemi marrë nga Regjistri Qendror dhe kemi hasur në praktika diskriminuese që kanë të bëjnë me adaptimin e gjuhës shqipe. Shqetësimi ynë është se bankat e RMV-së nuk pranojnë dokument zyrtar në gjuhën shqipe. Nga ne është kërkuar që të njëjtin dokument ta përkthejmë dhe noterizojmë për ta vazhduar procesin e hapjes së llogarisë bankare. Bankat pranojnë dokumentet në gjuhën angleze, ndërsa jo ato në gjuhën shqipe”.
“Disa banka as ueb-faqet nuk i kanë në gjuhën shqipe. Vlerësojmë që mungesa e gjuhës shqipe në shërbimet e tyre është praktikë diskriminuese. Gjithashtu konsiderojmë që është në dobi të tyre që të ndjekin praktika inkluzive dhe të ofrojnë shërbime më të mira për klientët e tyre. Kemi pranuar ankesa nga qytetarët që janë detyruar të përkthejnë dokumentet e tyre”, tha Elmedina Abdullahi.
Ajo i bëri thirrje edhe kryeministrit teknik Talat Xhaferi që të parandalojë çdo formë të diskriminimit të gjuhës shqipe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kushovski: Transporti publik në Shkup është normalizuar, autobusët qarkullojnë rregullisht
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim – përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë