Agjencia për shërbime të mediave audio dhe radio audiovizuale ka konstatuar se me 26 prill një pjesë e televizioneve nacionale, nuk kanë informuar për protestën kundër ndryshimit të emrit, e quajtur "Maqedonia erga omnes", përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Agjencia informojnë se mediumet të vetme dhe të pavarura, krijon politikën editoriale, por duke pasur parasysh vendimin e tyre specifik, në të njëjtën kohë kanë për detyrë të informojnë publikun për çështjet e rëndësishme sociale.


"Në këtë mënyrë hapet debat i gjerë çka është një nga themelet e shoqërisë demokratike", shkruhet në deklaratën e shkurtër të Agjencisë për media. /Telegrafi/