Agjencia e Lajmeve Gjermane (DPA), ka zhvilluar një intervistë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të takimit të përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.
Në këtë intervistë, Thaçi ka thënë se në takimin e nesërm, Serbisë duhet t’i kërkohet që ta njoh pavarësinë e Kosovës.
“Serbia duhet të njoh shtetin e Kosovës, pa asnjë kusht”, ka shtuar ai.
Sipas DPA, Thaçi do të kërkojë nga Merkel dhe Macron, si iniciatorë të samitit në Berlin, që t’i kërkojnë qartë presidentit Vuçiq, njohjen e Kosovës.
Agjencia gjermane e lajmeve shkruan se në këtë samit pritet të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku synohet që të ketë një dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas DPA, Serbia kishte bojkotuar dialogun, pas vendosjes së tarifës për mallrat serbe nga Qeveria e Kosovës.
Presidenti Thaçi, sipas kësaj agjencie, thotë se është i gatshëm të vazhdojë dialogun, mirëpo pa kushte.
“Dialogu nuk duhet të kushtëzohet”, ka thënë ai, duke iu referuar kushtëzimeve që po bën Beogradi, për tu kthyer në tavolinën e bisedimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë